Hot Podcasts   ·     Best in Religion & Spirituality   ·     All in Religion & Spirituality

  Podcasts · Religion & Spirituality

Subcategories

Këshilla mbi tejkalimin e problemeve

Këshilla mbi tejkalimin e problemeve
By Enis Rama
Jeta në natyrshmërinë e saj ngërthen shumë probleme por, problem në tërë këtë është se si të menaxhohen ato. Muslimani duhet të insiston se si të jetë pjesë e zgjidhjes dhe jo pjesë e vetë problemit. Megjithatë për këtë duhen ndjekur disa hapa për të cilat edhe flet hoxha i nderuar në këtë ligjëratë.

Këshilla e Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) drejtuar Ibn Abasit

Këshilla e Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) drejtuar Ibn Abasit
By Sedat Rrustemi
Kjo ligjëratë është koment i hadithit të njohur të cilin e transmeton Ibn Abasi e teksti i tij fillon me fjalët: “O djalosh, Ruaje Allahun (fenë e Allahut), që Ai të të ruaj ty ..” Hoxha i nderuar në komentin e tij sqaron urtësitë, porositë, udhëzimet dhe dobitë të cilat i përmban ky hadith.

Kohët në të cilat ndalohet falja e namazit

Kohët në të cilat ndalohet falja e namazit
By Alaudin Abazi
Në këtë ligjëratë, hoxha i nderuar, sqaron kohët në të cilat ndalohet namazi, urtësinë e këtij ndalimi dhe disa dispozita që kanë të bëjnë me të. Këto kohë mund të përmblidhen në tri: - Pas namazit të sabahut gjersa të ngrihet dielli sa një shtizë. - Kur dielli të qëndron zenit gjersa të anojë prej tij. - Pas namazit të ikindisë gjersa të përfundon perëndimi i diellit.

Shenjat e mëdha të Kijametit

Shenjat e mëdha të Kijametit
By Husejn Serraxh
Në këtë ligjëratë hoxha i nderuar flet rreth shenjave të mëdha të kiametit dhe çështjeve që lidhen me to.

Shfrytëzimi i pushimeve

Shfrytëzimi i pushimeve
By Ekrem Avdiu
Në këtë ligjëratë hoxha i nderuar flet rreth shfrytëzimit sa më të mirë të pushimeve verore dhe rëndësisë së kohës.

Bibla Shqiptare - Albanian Bible

Bibla Shqiptare - Albanian Bible
By Faith Comes By Hearing
The Albanian Audio Drama New Testament (BSA) is a unique presentation of the Audio Bible with approximately 180 different characters and a digitally recorded sound track with full sound effects. For a list of other available languages go to our website at http://FaithComesByHearing.com. The mission of Faith Comes By Hearing is to bring His Church together and make disciples from every nation, tribe, language, and people: to give every person the opportunity to listen completely through the Ne...

Albanian Friday Sermon by Head of Ahmadiyya Muslim Community

Albanian Friday Sermon by Head of Ahmadiyya Muslim Community
By Alislam.org
Alislam.org provides these sermons every friday via this podcast in different languages and formats for free.

Translation of the Meaning of the Quran in Albanian

Recitation of the Quran with Translating Its Meanings into Albania

Përmes Biblës @ ttb.twr.org/albanian

Përmes Biblës @ ttb.twr.org/albanian
By Thru the Bible Albanian
Programi "Përmes Biblës" është pjesë e shërbesës "Përmes Biblës" të mësimit të Biblës në mbarë botën. Këto seri u planifikuan që në fillim nga Dr. J. Vernon McGee dhe janë përkthyer dhe përshtatur në më shumë se 100 gjuhë dhe dialekte. U planifikua që të ishte një program radiofonik ditor 30-minutësh, që në mënyrë sistematike ta udhëhiqte dëgjuesin përmes gjithë Biblës. Këto programe janë të disponueshme për ju në internet. Ne jemi mirënjohës që ju keni zgjedhur të mësoni më shumë për Fjalën...

Mbyllja e Ramazanit

Mbyllja e Ramazanit
By Ahmed Kalaja
A i gëzohet muslimani largimit të Ramazanit? Si është mënyra më e mire për ta mbyllur këtë muaj? A përfundon agjërimi me muajin e Ramazanit? Për këto dhe pyetje të tjera do të gjeni përgjigjen në këtë emision tërheqës me hoxhën e nderuar Ahmed Kalaja.

Me Allahun!

Me  Allahun!
By Bledar Haxhiu
Hytbe tërheqëse rreth temës më të rëndësishme e që është njohja e Allahut të lartësuar përmes emrit të Tij më të përsëritur – Allah. Cilat janë domethëniet e këtij emri dhe mësimet që mund të nxjerrim prej tij.

Mikpritja e Ramazanit

Mikpritja e Ramazanit
By Bekr Halimi
Në këtë hutbe hoxha Bekir Halimi sqaron për gëzimin dhe lumturinë e cila përshkon myslimanin me ardhjen e muajit të Ramazanit, muajit të mëshirës dhe pendimit dhe tregon për mënyrën më të mirë për mikpritjen e këtij muajit të shenjtë. Duke vënë theksin për lidhjen mes namazit dhe agjërimit.

Nënat e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me to) burim i edukimit dhe arsimimit

Nënat e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me to) burim i edukimit dhe arsimimit
By Ekrem Avdiu
Kjo ligjëratë sqaron obligimin e çdo muslimani ndaj grave të Dërguarit të Allahut (alejhis salatu ues selam) -Nënave të besimtarëve, si dhe vlerës dhe pozitës së tyre me theks të posaçëm në atë se si ato ishin burim i edukimit dhe arsimimit, duke treguar shembuj të shumtë veçanërisht nga Aisheja (Allahu qoftë i kënaqur me të).

Një buqetë me këshilla!

Një buqetë me këshilla!
By Ahmed Kalaja
Kjo është një buqetë me këshilla që janë ndihmë për çdo besimtar në rrugën e kësaj bote. Këto porosi dhe këshilla janë nga më të ndryshmet duke filluar nga: qëllimi i muslimanit në jetë – e që është arritja e kënaqësisë së Allahut, pastaj rëndësia e drejtësisë, marrja me çështjet që janë në interes së tij dhe jo çështje të tjera, si dhe shumë këshilla të tjera të formuluara në mënyrë të bukur, të thjeshtë dhe tërheqëse.

Namazi

Namazi
By Ekrem Avdiu
Në këtë ligjëratë hoxha i nderuar flet për vlerën e namazit dhe se namazi është boshti i lumturisë në këtë dhe botën tjetër.

Komenti i Ajetul Kursijj

Komenti i Ajetul Kursijj
By Ekrem Avdiu
Në këtë ligjëratë hoxha Ekrem Avdiu e komenton “Ajetul Kursijj”, e që është ajeti 285 i kaptinës El Bekare. Ky ajet është ajeti më madhështor në Kuranin Fisnik. Madhështia e tij rrjedh nga tematika që shtjellon. Ky ajet Kuranor flet për Allahun e lartësuar, cilësitë dhe emrat e tij të bukur. Dhe ai që donë ta njohë Allahun e lartësuar dhe ta adhurojë sinqerisht patjetër duhet të ndalet në kuptimet dhe udhëzimet e këtij ajeti madhështor.

Kompensimi i së kaluarës

Kompensimi i së kaluarës
By Enis Rama
Shumë prej nesh kanë kaluar nëpër një periudhë të injorancës apo i kanë kaluar shumë shanse ku kemi pas mundësi të përfitojmë sevape të mëdha. Prandaj është e rëndësisë së veçantë të sqarojmë disa rregulla që na ndriçojnë rrugën e cila na dërgon drejt kompensimit të kaluarës sonë. E ato i përmban kjo ligjëratë.

Ku jane falenderuesit?

Ku jane falenderuesit?
By Bekr Halimi
Njeriu i mençur sheh rreth vetes begati të shumta, të panumërta dhe të njëpasnjëshme. Prandaj të qenit mirënjohës është esenciale për çdo mysliman. Për këtë njohja e vlerës, realitetit si dhe llojeve të falënderimit si dhe dhuntitë kryesore për njeriun është edhe tema e kësaj ligjërate nga hoxha i nderuar Bekir Halimi.

Kthehu te Zoti yt Bujar

Kthehu te Zoti yt Bujar
By Enis Rama
Cili është shkaku që raportet tona nuk janë mirë me Zotin? Athua dera e pendimit është e hapur për mua pas një jete plot mëkate? A kanë rrugëdalje problemet e mia në këtë jetë dhe tek kush të drejtohem së pari? A ka mundësi ta përmirësojë atë që ka mbetur prej jetës sime? Në këto dhe pyetje të tjera, përgjigjet hoxha i nderuar në këtë ligjëratë tërheqëse e cila mëton t’i njoh besimtarët me Zotin e tyre, e që është Bujar dhe Fisnik.

Kujtohu para se të bësh mëkat

Kujtohu para se të bësh mëkat
By Bekr Halimi
Në këtë ligjëratë hoxha i nderuar tregon për një mori çështjesh që nëse i përkujton myslimani para se të bën mëkat do t’i ndihmojnë atij të largohet nga mëkati.

Kuptimi i drejtë i vëllazërisë islame

Kuptimi i drejtë i vëllazërisë islame
By Enis Rama
Në këtë ligjëratë hoxha i nderuar flet rreth kuptimit të drejtë të vëllazërisë islame me theks të veçantë në atë se realiteti dhe forca e vëllazërisë islame rrjedh nga dashuria e Allahut të lartësuar dhe besimi në të, andaj aq më drejt që të kuptohet besimi aq më mirë do të kuptohet vëllazëria islame. Pra nëse e kuptojmë drejt besimin, misionin dhe rolin në këtë jetë – i cili nuk mund të kryhet i vetëm dhe natyrshmërinë e kësaj lidhjeje e që sipas Islamit është mbi çdo lidhje tjetër, atëherë ...

Kurs rreth dispozitave të Zekatit

Kurs rreth dispozitave të Zekatit
By administrator
Shumë dijetarë kur flasin për Zekatin e preferojnë muajin e Ramazanit si kohë shumë të vlefshme për pikënisjen dhe nxjerrjen e tij. Mu për këtë kemi shkoqitur nga kursi Islam për tregtarë pjesën ku flitet për vlerën dhe dispozitat e Zekatit me shpresën se do të ndihmojë në njohjen e zbatimin e shtyllës së tretë të Islamit – Zekatit. Dhe pasi që nga urtësitë e agjërimit është solidariteti me të varfërit dhe të mjerët, atëherë kjo do të na ndihmojë të solidarizohemi me ta edhe nëpërmjet ndarje...

Kush i merr prej meje këto fjalë

Kush i merr prej meje këto fjalë
By Bekr Halimi
Në këtë ligjëratë hoxha i nderuar e komenton hadithin e Pejgamberit (alejhi salatu ves selam): "Kush i merr prej meje këto fjalë" i cili hadith trajton tema të ndryshme.

Keqkuptime qe duhen permiresuar

Keqkuptime qe duhen permiresuar
By Ekrem Avdiu
Muslimani gjatë jetës së tij mëton të përmirësojë veten vazhdimisht dhe për këtë edhe shumë keqkuptime të cilat mund t’i përvidhen duhet të kujdeset për t’i përmirësuar. Për disa nga këto keqkuptime flet edhe ligjërata e mbajtur nga hoxha i nderuar Ekrem Avdiu.

Këshilla për myslimanët që jetojnë në vendet jo myslimane

Këshilla për myslimanët që jetojnë në vendet jo myslimane
By Bekr Halimi
Në këtë ligjëratë hoxha i nderuar jep këshilla atyre që jetojnë në vendet jo islame në mënyrë që ta ruajnë veten dhe familjet e tyre nga problemet me të cilat ballafaqohen.

Lufta e Bedrit

Lufta e Bedrit
By Enes Goga
Beteja e Bedrit është beteja më e rëndësishme në historinë islame. Aty u vë në pah fuqia e besimit dhe vlera e parimeve. Për këtë dhe mësime të tjera nga kjo betejë flet, në këtë hytbe, hoxha i nderuar Enes Goga.

Leximi i perkthimit te domethenieve te kaptines El Fatiha dhe xhuzit Amme ne shqip

Leximi i perkthimit te domethenieve te kaptines El Fatiha dhe xhuzit Amme ne shqip
By administrator
Përkthimi i domethënieve të kaptinas El Fatiha dhe xhuzit Amme në gjuhën shqipe, i lexuar nga Xhemal Jakupi, e që është prej publikimeve të Kompleksit të Mbretit Fehd për Botimin e Kuranit Fisnik në Medinen e Ndritshme.

Islami therret ne ambicie te larte

Islami therret ne ambicie te larte
By Sadat Rrustemi
Muaji i Ramazanit ishte muajit i angazhimit dhe zellit por, që të arrihen begatitë dhe mirësitë e Allahut myslimani duhet të kujdeset për ambicie të larta gjatë gjithë kohës. Nxitja për ambicie të larta është edhe tema e ligjëratës së hoxhës së nderuar Sadat Rrustemi.

Ilaçi i umetit në pasimin e Sunetit

Ilaçi i umetit në pasimin e Sunetit
By Muhamed Nasirud-din Albani
Në këtë ligjëratë Shejhu përgjigjet rreth realitetit të hidhur të umetit duke tërhequr një paralele mes periudhës mekase gjatë historikë pejgamberike dhe realitetit dhe duke e shtjelluar këtë nën dritën e ajetit: “Nëse ju e ndihmoni Allahun, Allahu do t’ju ndihmoj juve”[Muhamed:7] Gjithashtu Shejhu përgjigjet edhe për operacionet martire dhe sqaron mendimin e tij rreth tyre. Kjo ligjëratë është pjesë e zinxhirit të ligjëratave “El Huda ven nur” me nr: 760

Dashuria ndaj Pejgamberit (alejhis salatu ves selam)

Dashuria ndaj Pejgamberit (alejhis salatu ves selam)
By Enis Rama
Në këtë incizim, hoxha i nderuar flet për dashurinë ndaj Pejgamberit (alejhis salatu ves selam), shembujt nga gjeneratat e para për këtë dashuri dhe si duhet të manifestohet ajo në jetën e myslimanit.

Edukata bashkëshortore në Islam

Edukata bashkëshortore në Islam
By Enis Rama
Në këtë ligjëratë hoxha i nderuar flet për rëndësinë e edukatës bashkëshortore në Islam si dhe metodat e zgjedhjes së problemeve nën prizmin e kësaj edukate.

Efektet pozitive të faljes së namazit

Efektet pozitive të faljes së namazit
By administrator
Në këtë incizimi hoxha i nderuar flet rreth efekteve pozitive të namazit dhe si manifestohen ato në jetën e myslimanit.

E si te mos ta duam Pejgamberin (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem)?

E si te mos ta duam Pejgamberin (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem)?
By Bledar Haxhiu
Karikaturat famëkeqe pikëlluan zemrën e çdo myslimani dhe njollosën çdo parim të lirisë së shprehjes por, tërë kjo vetëm se e shtoi dashurinë e myslimanëve ndaj Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të). E si mos ta duam atë që Allahu e lartësoi me virtytet dhe cilësitë më të mira. E kjo është edhe esenca e ligjëratës së hoxhës së nderuar Bledar Haxhiu.

Faktet për ekzistimin e Allahut

Faktet për ekzistimin e Allahut
By Ahmed Kalaja
Në këtë incizimi hoxha i nderuar flet rreth argumenteve shkencore dhe fetare për ekzistimin e Allahut.

Fitër Bajrami

Fitër Bajrami
By Ahmed Kalaja
Ç’është Fitër Bajrami dhe pse është emërtuar me këtë emër? Sa zgjatë festa e Bajramit dhe si duhet ta manifestojmë atë? Si falet namazi i Bajramit dhe cilat janë rregullat kryesore të tij? Për këto dhe pyetje të tjera do të gjeni përgjigjen në këtë emision tërheqës me hoxhën e nderuar Ahmed Kalaja.

Femra edukuese e gjeneratave

Femra edukuese e gjeneratave
By Enis Rama
Roli i gruas në shoqëri është shumë i rëndësishëm dhe Islami e përcakton shumë mirë rolin e saj si dhe të burrit. Andaj barazia me këtë rast është e panatyrshme dhe e padrejtë. Edukimi i gjeneratave është pjesa më e rëndësishme e rolit të saj, e këtë e vë në theks edhe kjo ligjëratë duke ilustruar tërë këtë me shembuj praktikë.

Cilësitë dhe etika e Profetit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem)

Cilësitë dhe etika e Profetit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem)
By Bledar Haxhiu
Nuk ka dyshim se ndër bisedat më të mira që mund t’i bëj dikush është biseda rreth Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), ngase njerëzit sot më shumë se kurrë kanë nevojë për ta njohur atë. Mu për këtë hoxha i nderuar, Bledar Haxhiu, flet në këtë ligjëratë rreth atributeve natyrore dhe virtyteve të Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të).

Disa vese të shëmtuara te njerëzit

Disa vese të shëmtuara te njerëzit
By Sadat Rrustemi
Shpeshherë flitet për veset e shëmtuara sikurse xhelozia, tradhtia, urrejtja apo gënjeshtra etj. dhe krejt kjo bëhet me qëllim që të evitohen dëmet e tyre të mëdha dhe që njerëzit të jetojnë në harmoni, e ky është edhe synimi i kësaj ligjërate.

Dispozitat e Imamit dhe pasuesve të tij

Dispozitat e Imamit dhe pasuesve të tij
By Alaudin Abazi
Në këtë audio hoxha i nderuar flet rreth disa rregullave që kanë të bëjnë me imamin. ai flet për privilegjin, vlerën dhe përgjegjësinë e atij që del imam pastaj flet rreth asaj se cila vepër është më me vlerë dalja imam apo të bërit myezin. Dhe e përfundon ligjëratën e tij me sqarimin e asaj se kush ka përparësi për të dalë imam dhe llojet e imamëve.

Devotshmëria

Devotshmëria
By Enis Rama
Në këtë ligjëratë hoxha i nderuar flet për devotshmërinë, vlerën dhe rëndësinë e saj.

Muhamedi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) në Bibël

Muhamedi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem)  në Bibël
By Ahmed Kalaja
Prej ndihmës së Allahut ndaj Pejgamberëve të Tij (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi ta) është të paralajmërojë ardhjen e tyre në librat e shenjtë të mëhershëm. Duke u nisur nga kjo, hoxha i nderuar, tregon faktet ekzistuese në Bibël për Pejgamberin (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) si dhe jep përgjigje për shumë pyetje interesante rreth kësaj çështjeje.

Argumentet për adhurimin e Allahut një

Argumentet për adhurimin e Allahut një
By Ismail Bardhoshi
Hoxha i nderuar në këtë incizim flet rreth argumenteve që flasin se i vetmi Allahu meriton të adhurohet. Duke i sjellë argumentet e llojllojshme ashtu siç kanë ardhur në Kuran dhe Synet.

Astrologjia

Astrologjia
By Ismail Bardhoshi
Kjo është pjesë e komentimit të librit “Kitabut Tevhid” nga hoxhë Ismail Bardhoshi, i cili komenton kaptinën e posaçme e cila flet për astrologjinë. Komenti është i thukët dhe gjithëpërfshirës ku hoxha i nderuar sqaron qëndrimin islam rreth astrologjisë dhe rrezikun e keqkuptimeve dhe devijimeve, në këtë kaptinë, për besimin islam – Akiden.

Vlerat e Agjërimit

Vlerat e Agjërimit
By Ahmed Kalaja
Muaj i Ramazanit është muaj i vlerave dhe begative, muaj të cilin besimtarët e presin me shumë përmallim dhe lutje për të arritur vlerat e tij. Hoxha i nderuar Ahmed Kalaja e shtjellon këtë tematikë duke përmendur raste praktike nga të parët tanë të devotshëm.

Verifikimi i lajmeve

Verifikimi i lajmeve
By Ekrem Avdiu
Verifikimi i lajmeve është një temë e rëndësishme për ta trajtuar dhe Islami atë e ka institucionalizuar. Kjo ligjëratë sqaron disa aspekte të saj si: Çka është lajmi dhe cila është rëndësia e tij? Rreziku i lajmit të pavërtete dhe shëmtimi i vesit të gënjeshtrës. Rëndësia e verifikimit të lajmit dhe mënyra e kriteret të cilat përdoren në këtë.

Udhëzime për shfrytëzimin e pushimeve

Udhëzime për shfrytëzimin e pushimeve
By Bekr Halimi
Pushimet në përgjithësi janë pjesa më e lirë e jetës së njeriut. Prandaj këshilla dhe idetë për shfrytëzimin e kësaj pjese të jetës së tij është shumë me rëndësi. Kjo ligjëratë mundohet të jetë çelës i hapjes së shtigjeve të ideve për mbushjen e kësaj kohe me diçka që e kënaq Allahun e lartësuar.

Veçoritë e atyre që Allahu ua ka premtuar Xhennetin

Veçoritë e atyre që Allahu ua ka premtuar Xhennetin
By Bekr Halimi
Në këtë incizim hoxha tregon për veçoritë kryesore të atyre që Allahu ua ka premtuar xhennetin.

Vetëllogaria

Vetëllogaria
By Enis Rama
Njeriu duhet ta fisnikëroj shpirtin e tij, duhet të përkujdeset për punën e tij nëse dëshiron që Allahu ta blejë atë nga të dhe ta begaton me begatinë e tij. E ajo që më së shumti ndihmon në këtë dhe që duhet të jetë myslimani i vëmendshëm për të është vetëllogaritja. Prandaj si ta arrijmë këtë është edhe tema e kësaj ligjërate.

Vlera e Dhikrit

Vlera e Dhikrit
By Enis Rama
Të gjitha krijesat me vetëdije apo jo ecin drejt Allahut të lartësuar. Ndër gjërat që na ndihmojnë më së shumti në këtë rrugë është përmendja e Tij – Dhikri. Përmendja e Tij është shenjë e besimit, dashurisë, përuljes dhe mirënjohje, prandaj vlera e saj është e madhe. E për vlerën e përmendjes së Allahut flet edhe hoxha i nderuar Enis Rama.

Rinia mes emocioneve dhe urtësisë

Rinia mes emocioneve dhe urtësisë
By Ekrem Avdiu
Nevoja për t’i shikuar çështjet me urtësi është domosdoshmëri, e sidomos për të rinjtë. Në këtë ligjëratë do të gjejmë përgjigje rreth asaj se si të baraspeshojmë mes urtësisë dhe emocioneve në dritën e shembujve nga gjeneratat e para duke ia shtuar edhe dëmet e nxitimit të pamenduar.

Rinia e Sahabëve dhe rinia jonë

Rinia e Sahabëve dhe rinia jonë
By Dr. Shefqet Krasniqi
Në këtë ligjëratë hoxha i nderuar bën krahasim mes rinisë sonë dhe rinisë së Sahabëve me qëllim që të jenë shembull për rininë tonë.

Roli i gruas në ndërtimin e të ardhmës

Roli i gruas në ndërtimin e të ardhmës
By Enis Rama
Në këtë ligjërate hoxha i nderuar Enis Rama na sjell shembuj te historisë Islame se si edukimi i mire i fëmijës nga nena sjell te mira për te gjithë shoqërinë dhe njerëzimin.

Rregulla praktike me të cilat duhet të edukohemi

Rregulla praktike me të cilat duhet të edukohemi
By Ekrem Avdiu
Kjo ligjëratë tërheqëse përmban disa rregulla me të cilat duhet të edukohet çdo musliman si: dhënia përparësi fjalës së Allahut dhe Pejgamberit (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) para fjalës së dikujt tjetër dhe respekti i sahabëve, veprimtaria në bashkësi në forma të ndryshme, pastaj angazhimi në kërkimin e diturisë fetare dhe madhërimi i shnejtërisë së muslimanëve.

Realiteti i adhurimit me zemër

Realiteti i adhurimit me zemër
By Ismail Bardhoshi
Në këtë ligjëratë hoxha i nderuar flet rreth realitetit të adhurimit me zemër si dhe rëndësisë së përkujdesjes për veprat e zemrës.

Shoqërimi me besimtarët

Shoqërimi me besimtarët
By Ekrem Avdiu
Njeriu në rrugëtimin e tij drejt Allahut ka nevojë për një shoqëri të mirë e cila i ndihmon të qëndrojë dhe vazhdoj i paluhatur. Prandaj, hoxha i nderuar na jep përgjigje rreth asaj se si ta zgjedhim shoqërinë e mirë? Cilat janë veçoritë e shokëve të mirë? Dhe si ta çmojmë dhe ta ruajmë atë?

Shpresa e gabuar

Shpresa e gabuar
By Ekrem Avdiu
Muslimani ka nevojë për energji për të forcuar veten shpirtërisht e shpresa është metoda më e mirë për ta arritur këtë. Megjithatë njerëzit kanë keqkuptime rreth shpresës dhe shpeshherë kjo i bën të harrojnë shumë realitete sikurse vdekja, përgatitja për botën tjetër. E në këtë ligjëratë sqarohet kuptimi i drejtë i shpresës dhe sillen shembuj nga gjeneratat e arta islame.

Shpejtimi ne kryerjen e Haxhit

Shpejtimi ne kryerjen e Haxhit
By Ferid Selimi
Të shpejtuarit në kryerjen e adhurimeve është shenjë e islamit të sinqertë te muslimani dhe tregues i dashurisë së tij ndaj Allahut dhe fesë së Tij. Një prej adhurimeve që duhet të përshpejtojmë në kryerjen e tij në mënyrë që ta kryejmë obligimin dhe t’i shijojmë mirësitë e tij është edhe Haxhi. E ky është edhe thelbi i hytbes së hoxhës së nderuar Ferid Selimit.

Shtyllat e besimit

Shtyllat e besimit
By administrator
Në këtë incizim disa studentë të Universitetit Islamik në Medinë janë munduar t’i sarojnë shtyllat e imanit me një metodë të thjeshtë por, të argumentuar.

Si te bejme haxh te pranuar

Si te bejme haxh te pranuar
By Bekr Halimi
Përmes kësaj ligjërate hoxha i nderuar Bekir Halimi sqaron diç prej vlerës së haxhit si dhe hapat dhe veprat të cilave duhet t’iu përmbahet haxhiu për tu pranuar haxhi prej tij.

Si t’i shërbejmë Islamit

Si t’i shërbejmë Islamit
By Ekrem Avdiu
Njeriu duhet të jetë falënderues ndaj Allahut për të mirat ndaj Tij e sidomos që e ka larguar nga devijimi në udhëzim. Falënderimi dikton të jemi në shërbim të Islamit, ku me fjalë dhe vepër, do t’ua komunikojmë të tjerëve Islamin dhe mirësitë e tij. E kjo është edhe porosia e kësaj ligjërate.

Si ta kryejmë Haxhin?

Si ta kryejmë Haxhin?
By Ferid Selimi
Si ta kryejmë Haxhin? Cilat janë dispozitat kryesore të Haxhit? Kë duhet ta kemi shembull gjatë kryerjes së Haxhit? Për këto dhe pyetje të tjera do të gjeni përgjigje në këtë hytbe të mbajtur nga hoxha i nderuar Ferid Selimi i cili sqaron gjithashtu kuptimet e larta të cilat i përmbajnë ritet e shtyllës së pestë të Islamit – Haxhit.

Si te pergatitemi per muajin e Ramazanit?

Si te pergatitemi per muajin e Ramazanit?
By Enes Goga
Allahu ka veçuar muajin e Ramazanit nga muajt e tjerë dhe i ka dhënë pozitë të posaçme. Në këtë ligjëratë hoxha i nderuar Enes Goga sqaron për vlerën dhe përgatitjen për këtë muaj fisnik duke iu drejtuar me këtë shtresave të ndryshme të shoqërisë.

Si ta shfrytëzojmë kohën

Si ta shfrytëzojmë kohën
By Bekr Halimi
Koha është një begati prej begative më të rëndësishme që i posedon myslimani. Jeta dhe puna e tij janë të lidhur ngushtë me të. Këtë begati duhet që ta njohim, ta kuptojmë rëndësinë e saj dhe ta shfrytëzojmë si është më së miri. Kjo ligjëratë sjell shembuj të gjallë nga të parët tanë se si ata e kuptuan e shfrytëzuan dhe më pas triumfuan në synimet e tyre në këtë dhe botën tjetër.

Si të përgatitemi për dhjetë netët e fundit të Ramazanit?

Si të përgatitemi për dhjetë netët e fundit të Ramazanit?
By Enis Rama
Dhjetë ditët e fundit të Ramazanit janë të bekuara dhe të zgjedhura nga ana e Allahut të lartësuar. Mjafton që në to është nata e Kadrit e cila është më me vlerë se sa një mijë muaj. Si ta kuptojmë këtë përzgjedhje dhe si të përgatitemi për të na tregon përmes kësaj ligjërate hoxha i nderuar Enis Rama.

Shtyllat e Islamit

Shtyllat e Islamit
By administrator
Në këtë incizim disa studentë të Universitetit Islamik në Medinë janë munduar t’i sqarojnë shtyllat e Islamit me një metodë të thjeshtë por, të argumentuar.

Si e trajtuan gjeneratat e para Kuranin

Si e trajtuan gjeneratat e para Kuranin
By Ekrem Avdiu
Muaji i Ramazanit është muaj në të cilin ka zbritur Kurani për të qenë udhëzim dhe dritë për njerëzit. Në këtë ligjëratë hoxha i nderuar Ekrem Avdiu flet se si gjeneratat e para e trajtuan Kuranin dhe se si ata e arritën krenarinë, lumturinë dhe u bënë shembull për të gjithë myslimanët pas tyre, duke ia dhënë Kuranit një pozitë të posaçme në jetën dhe veprën e tyre.

Pozita e femrës në Islam

Pozita e femrës në Islam
By Dr. Shefqet Krasniqi
Në këtë incizim hoxha tregon për pozitën e femrës në Islam dhe mundësitë që i ofron Islami femrës.

Profetët e rremë

Profetët e rremë
By Ahmed Kalaja
Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) është vula e pejgamberëve dhe sipas konceptit islam çdo profet pas tij është i rremë. Megjithatë profetët e rremë janë bërë dukuri dhe përmes këtyre pretendimeve mashtrojnë njerëzit e thjeshtë. Në këtë intervistë hoxha i nderuar Ahmed Kalaja, mes tjerash, sqaron në mënyrë të argumentuar mashtrimet e tyre.

Pse i ka kapluar e keqja myslimanët

Pse i ka kapluar e keqja myslimanët
By Ahmed Kalaja
Në këtë ligjëratë hoxha i nderuar flet rreth shkakut të mbetjes mbrapa të myslimanëve dhe sqaron se shkaku kryesor janë vetë veprat e tyre.

Pse nuk falesh?

Pse nuk falesh?
By Enis Rama
Në këtë ligjëratë hoxha Enis Rama flet rreth namazit, rëndësisë dhe peshës së tij në Islam. Iu drejtohet atyre që pretendojnë Islamin dhe namazi nuk është pjesë e jetës së tyre me këshilla dhe sqarime se Islami nuk qëndron pa namaz dhe pa iu nënshtruar Allahut të lartësuar. Si dhe flet për lumturinë, krenarinë dhe shpëtimin në këtë botë dhe tjetrën që i sjell myslimanit namazi.

Punët me të cilat e meritojmë xhenetin

Punët me të cilat e meritojmë xhenetin
By Dr. Shefqet Krasniqi
Xheneti është synim i çdo besimtari prandaj kujdeset për veprat që e shpijnë te ai. Hoxha i nderuar në këtë hytbe sqaron se me besim dhe vepër të mirë arrihet ky synim. Pastaj përmend një sërë veprash të mira për të cilat ka ardhur në Kuran se e kanë për shpërblim xhenetin si ajetet e para të kaptinës El Muminun.

Përkthimi i kuptimeve të Kuranit në gjuhën shqipe

Përkthimi i kuptimeve të Kuranit në gjuhën shqipe
By Hasan I. Nahi
Përkthimi i kuptimeve të Kuranit të Madhërishëm nga profesori Hasan Nahi, Allahu e mëshiroftë. (Audio)

Pjese nga jeta e Musait alejhis selam

Pjese nga jeta e Musait alejhis selam
By Ekrem Avdiu
Jeta e Pejgamberëve është mësim për tërë njerëzimin. Ata kanë qenë dhe janë shembull për të tjerët në atë se cilat janë obligimet e tona ndaj Allahut dhe si duhet ta adhurojmë dhe falënderojmë Atë. E prej tyre në Kuran më së shumti është përmendur Musai alejhis selam dhe jeta e tij si dhe pasi që agjërimi i Ashurasë kryhet në shenjë falënderimi ndaj Allahut për shpëtimin e tij dhe popullit të tij nga kthetrat e Faraonit, atëherë meriton që secili nga ne të ndalet në hollësitë e jetës së tij ...

Pendimi

Pendimi
By Husejn Serraxh
Ligjëratë tërheqëse dhe prekëse nga hoxha i nderuar Husejn Serraxh rreth rëndësisë së pendimit dhe mirësive të tij në jetën e besimtarit.

Porosia Djalit!

Porosia Djalit!
By Ebul Ferexh Ibnul Xhevzi
Këshillë përmbledhëse e dijetarit El Hafidh Ibn El Xhevziut drejtuar djalit të tij. Ibnul Xhevziu ka qenë i njohur për këshillat e tij, e kjo shfaqet edhe më tepër kur vjen në pyetje fëmija i tij.

Para se të filloj Ramazani!

Para se të filloj Ramazani!
By Enis Rama
Në këtë ligjëratë hoxha i nderuar flet për përgatitjen para muajit të Ramazanit, pasi që jemi në prag të tij. Ai i tregon rregullat e përgjithshme ndaj të cilave muslimani duhet të jetë i kujdesshëm me këtë rast, duke argumentuar fjelët e tij me gjendjen e Selefit – gjeneratave të para të devotshme para muajit të Ramazanit dhe për fund pyet me plot të drejtë: Si hyn në Ramazan ai që nuk din të lexoj Kuran?!!

Obligimi i muslimanit ndaj të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem)

Obligimi i muslimanit ndaj të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem)
By Ekrem Avdiu
Përmes kësaj ligjërate hoxha i nderuar sqaron obligimin e muslimanëve ndaj të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) dhe se çka duhet të veprojnë ata për të shprehur dashurinë, lojalitetin dhe përkrahjen ndaj tij.

Të drejtat bashkëshortore

Të drejtat bashkëshortore
By Ahmed Kalaja
Në vazhdën e serisë së ligjëratave rreth ‘Artit të komunikimit’ hoxha i nderuar Ahmed Kalaja jep këshilla dhe udhëzime të shoqëruara me shembuj, të cilat çojnë drejt një familje të lumtur ku njihen dhe respektohen të drejtat bashkëshortore. Në masë të madhe këto këshilla lidhen me artin e komunikimit ndërmjet njerëzve dhe rezultojnë me lumturi dhe harmoni në familje.

Të drejtat prindërore

Të drejtat prindërore
By Ahmed Kalaja
Në këtë ligjëratë hoxha i nderuar flet për të drejtat prindërore duke sjellë argumente dhe shembuj të ndryshëm.

Hixhreti

Hixhreti
By Agim Bekiri
Hixhreti është ndër kthesat më të rëndësishme në jetën e Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të). Mësimet e tij duhet t’i shërbejnë çdo myslimani të gjejë çdo herë gatishmëri të bëj kthesa pozitive në rrugën e tij drejt Allahut. E kjo është edhe porosia e ligjëratës së mbajtur nga hoxha i nderuar Agim Bekiri.

Hixhabi

Hixhabi
By Ekrem Avdiu
Hixhabi është një prej obligimeve islame e cila e bën atë krenare dhe të dinjitetshme. Në këtë ligjëratë hoxha i nderuar flet rreth domethënies së hixhabit, vlerës dhe dobive të tij si dhe pasojave nga mospraktikimi i tij, duke e përfunduar ligjëratën me përmendjen e kushteve të hixhabit. Në këtë ligjëratë, e cila është vazhdimësi e ligjëratës së mëhershme, hoxha i nderuar flet për hixhabin duke e vështruar atë nga këndi i besimit. I demaskon dyshimet e pabaza dhe qëndrimet tendencioze të pu...

Haxhi

Haxhi
By Ahmed Kalaja
Kjo hytbe është mbajtur nga hoxha i nderuar, Ahmed Kalaja, në të cilën ka folur për Haxhin dhe vlerën e tij. Ai ndalet në pikat kryesore të Haxhit duke shpalosur urtësitë në to. Ndërsa në pjesën e dytë të hytbes flet rreth kushteve që duhen përmbushur që haxhi të jetë pranuar.